Browse

Latest Headlines

Fresh headlines, crisp visuals — faster reading.

Why Two Albanian Students Are the Talk of the STEM World New

Why Two Albanian Students Are the Talk of the STEM World

TBInfo First user · July 23, 2026 · Uncategorized Dy nxënës me origjinë shqiptare kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur nënkampionë bote në Finalet Botërore të Olimpiadës Ndërkombëtare STEM, të zhvilluara në Romë.Bëhet fjalë për Alper Gurler, 10-vjeçar me nënë shqiptare nga Turqia, dhe Junus Aziri nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, të cilët u ngjitën në podium mes mijëra nxënësve nga e gjithë bota.Alper Gurler është konsideruar prej vitesh një talent i rrallë në matematikë. Ai është fitues i dhjetëra medaljeve në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa këtë vit u shpall Nënkampion Bote në Matematikë për grupmoshën e tij. Më herët ai ka fituar edhe medaljen e argjendtë në Singapor dhe ka triumfuar në një garë ndërkombëtare me rreth 79 mijë pjesëmarrës, duke qenë i vetmi nxënës që zgjidhi saktë të gjitha pyetjet.Sukses të madh arriti edhe Junus Aziri, nxënës i Shkollës Fillore “Said Najdeni” në Dibër, i cili u shpall Nënkampion Bote në matematikë për klasat e pesta. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ai tërhoqi vëmendjen duke shpalosur një qilim tradicional me motive dibrane, duke promovuar kulturën shqiptare para pjesëmarrësve nga e gjithë bota.Sipas familjes së Alperit, ai përfaqëson Turqinë në garat ndërkombëtare, por mban gjithmonë me krenari edhe identitetin shqiptar, duke valëvitur në çdo aktivitet edhe flamurin kuqezi.Arritja e Alper Gurler dhe Junus Azirit është një tjetër dëshmi e talentit dhe potencialit të të rinjve me origjinë shqiptare, të cilët vazhdojnë të shkëlqejnë në kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare.

Jul 23, 2026
Tragedy on Mitrovicë–Prishtinë Highway: Woman Loses Life in Crash New

Tragedy on Mitrovicë–Prishtinë Highway: Woman Loses Life in Crash

09:03 | 23 Korrik 2026 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.Sipas Hoxhës, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”, ka deklaruar Hoxha.Hoxha ka përsëritur apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.“Ditëve të fundit ka pasur raportime për humbje jetësh në rrugët tona si pasojë e aksidenteve në trafik. Policia po punon me ekipet e saj për parandalimin e tyre dhe marrjen e masave operative. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës. Mos përdorni telefonat gjatë vozitjes, pasi shpërqendrimi mund të jetë fatal si për ju, ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka thënë Hoxha.

Jul 23, 2026
Tragic Accident on Mitrovicë–Prishtinë Highway: Woman Loses Life New

Tragic Accident on Mitrovicë–Prishtinë Highway: Woman Loses Life

09:03 | 23 Korrik 2026 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.Sipas Hoxhës, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”, ka deklaruar Hoxha.Hoxha ka përsëritur apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.“Ditëve të fundit ka pasur raportime për humbje jetësh në rrugët tona si pasojë e aksidenteve në trafik. Policia po punon me ekipet e saj për parandalimin e tyre dhe marrjen e masave operative. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës. Mos përdorni telefonat gjatë vozitjes, pasi shpërqendrimi mund të jetë fatal si për ju, ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka thënë Hoxha.

Jul 23, 2026
Ministry Officials Under Scrutiny for Alleged Document Fraud New

Ministry Officials Under Scrutiny for Alleged Document Fraud

21:42 | 22 Korrik 2026 Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre (3) persona për 48 orë.Në njoftim thuhet se nga personat e ndaluar, dy (2) janë në cilësinë e personave zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njëri prej tyre zyrtar në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri është zyrtar në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).Sipas dyshimeve të bazuara në fazën fillestare, të dyshuarit me inicialet F.Sh., dhe G.j., në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohen se kanë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe i dyshuari me inicialet D.K., dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Falsfikimi i dokumenteve”, nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Po ashtu, nga hetimet e deritanishme rezulton se të dyshuarit F. Sh., dhe G.J., në cilësinë e personave zyrtarë dyshohen, se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, përmes të cilit dyshohet se kanë përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.Ndërkaq, i dyshuari me inicialet D.K., dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme me qëllim që t’iu mundësojë personave të tjerë të aplikojnë dhe të pajisen në mënyrë të kundërligjshme me leje qendrimi në Republikën e Kosovës.“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundesinë për paraqitjen e kërkesës për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik, garantimin e sundimit të ligjit dhe mbrotjen e interesit publik”, thuhet në njoftim./Arbresh.infoLEXO EDHE:Arrestohen katër persona në aksionin e Policisë dhe AKI-së, reagon Sveçla: Askush s’është mbi ligjin

Jul 23, 2026
Seda Sayan'dan 'Mutfaktaki Erkek' Çıkışı Sosyal Medyayı Salladı New

Seda Sayan'dan 'Mutfaktaki Erkek' Çıkışı Sosyal Medyayı Salladı

Seda Sayan, katıldığı bir programda mutfaktaki erkeklerle ilgili yaptığı esprili değerlendirmeyle dikkat çekti. Ünlü isim, "Mutfaktaki erkek daha seksi" düşüncesine katılmadığını ifade ederek bunun kadınların erkeklere yemek yaptırmak için geliştirdiği "tatlı bir taktik" olduğunu dile getirdi. Sayan'ın açıklamaları kısa sürede sosyal medyada geniş yankı uyandırdı.''BUNA İNANMAYIN, BU BİR TUZAK'' DEDİKatıldığı programda samimi açıklamalarda bulunan Seda Sayan, son yıllarda sıkça dile getirilen "Mutfaktaki erkek daha seksi" söylemine farklı bir bakış açısıyla yaklaştı.Bu düşünceye katılmadığını belirten Sayan, konuyu esprili bir dille değerlendirerek, "Ben bu düşünceye hiç katılmıyorum. Bence buna inanmayın. Bu kadınların erkeklere kurduğu bir tuzak. 'Gel yemek yap' demenin başka yolu. Sonra da 'Domatesi ne güzel doğradın' diye gaz veriyoruz. Biz kadınlarda biraz böyle tatlı oyunlar vardır." ifadelerini kullandı.''YALNIZ VAKİT GEÇİRMEKTEN HOŞLANMIYORUM''Paylaşmayı seven biri olduğunu da söyleyen Seda Sayan, yalnız vakit geçirmekten hoşlanmadığını belirtti. Güzel bir yere giderken yanında mutlaka bir arkadaşının olmasını istediğini dile getiren ünlü isim, "Güzel bir yere gideceksem yanımda mutlaka bir arkadaşım olsun isterim. Ben yalnızlıktan hiç hoşlanmam. Hiçbir şey yapmazsam evlenirim." sözleriyle stüdyoda gülümseten anlar yaşattı. Seda Sayan'ın hem mutfak hem de yalnızlık üzerine yaptığı esprili açıklamalar, sosyal medyada kısa sürede çok sayıda yorum aldı. www.sozcu.com.tr internet sitesinde yayınlanan yazı, haber ve fotoğrafların her türlü telif hakkı Mega Ajans ve Rek. Tic. A.Ş'ye aittir. İzin alınmadan, kaynak gösterilerek dahi iktibas edilemez.

Jul 23, 2026
Rama's Bold Promise: Albanian Military Salaries to Match NATO Average by 2030 New

Rama's Bold Promise: Albanian Military Salaries to Match NATO Average by 2030

22:52 | 22 Korrik 2026 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se paga e ushtarakëve shqiptarë do të arrijë nivelin e mesatares së forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 2030, ndërsa statusi i ushtarakut është në fazën finale të miratimit.Duke folur në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura, Rama theksoi progresin e madh të Forcave të Armatosura që nga një gjendje dramatike fillestare deri në nivelin aktual.“Sot është një ditë krenarie për Forcat e Armatosura. Është krenari për të gjithë sepse e kam të pamundur të mos kujtoj se nga çfarë situate dramatike ka nisur ringritja dhe konsolidimi i Forcave të Armatosura.Kjo fushë që sot na mirëpret në një orar në dukje të pazakontë ka qenë një fushë dheu e papërdorur dhe faktikisht dallimi mes asaj fushe në atë fillim dhe asaj fushe sot është simbolik për dallimin se si sot Forcat e Armatosura janë të mbështetura, janë të motivuara dhe ndiejnë motivim të përditshëm që nuk janë vetëm me fjalë” u shpreh Rama.Ai kujtoi se në të kaluarën, Forcat e Armatosura operonin me buxhet minimal dhe paga shumë të ulëta, duke u mbështetur kryesisht në pasionin dhe përkushtimin e ushtarakëve.“Ndërkohë që kur kjo fushë ishte një fushë dheu, forcat e armatosura mbaheshin në këmbë nga pasioni, nga përkushtimi dhe nga edukata ushtarake që ishin përfaqësues të këtyre forcave por që ishin më të keqpaguarit në rajonin tonë dhe që kishin në dispozicion një buxhet qesharak për atë që do të duhet të ishte buxheti i Forcave të Armatosura.Sot ne kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit dhe nuk do të ndalemi asnjë ditë së rrituri pagat e tyre sepse ambicia është që në Shqipërinë e vitit 2030, forcat tona të jetë të paguara sa mesatarja e Forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha kryeministri.Rama shtoi se kujdesi i qeverisë për ushtarakët shkon përtej shpërblimit financiar. Ai njoftoi se statusi i ushtarakut është gati për miratim.“Përkujdesja jonë për ushtarakët shkon përtej vetëm shpërblimit me pagë dhe motivimit profesional, pasi më në fund ne jemi fare pranë për realizimin e statusit të tyre, gjithçka është gati. Është raundi i fundit i boksit mes ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Financave. Por unë që detyrohem të bëj arbitrin jam me ministrin e Mbrojtjes. Edhe këtë së shpejti do ta japim si një lajm të shumëpritur nga ushtarakët”, deklaroi Rama./rtsh

Jul 23, 2026